Kryeprokurori Llalla nga Lushnja

schedule17:01 - 19 Tetor, 2017

schedule 17:01 - 19 Tetor, 2017

Kryeprokurori Adriatik Llalla, ka qenë në mesditë në Prokurorinë e Lushnjes. Takimi i kryer me shefin e prokurorisë së qyteti Çlirim Shahinin ka zgjatur rreth 30 minuta.
Sipas Llallës, takimi në Lushnje ka lidhje me ngjarjen e 11 tetorit ,ku mbetën të vrarë dy persona në atentat mafioz, por në vëmendje janë edhe ngjarjet e Vlorës dhe të Elbasanit. Llalla tha se prokuroria e përgjithshme i mbështet stafin e prokurorisë së Lushnjes, në hetimet e saj për zbardhjen e ngjarjes.