Policia e Bulqizës ka arrestuar një 32-vjeçar. Sipas uniformave blu është prangosur F. T., 32 vjeç, banues në Bulqizë. I riu dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një shtetase minorene.
“Nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë ndalimi i shtetasit F. T., 32 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një shtetase minorene.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale“Veprime të turpshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al