Kryenegociatori rus: Ende s’janë pjekur kushtet që të kemi një takim Putin- Zelensky

schedule10:16 - 3 Prill, 2022

schedule 10:16 - 3 Prill, 2022

Kushtet nuk janë pjekur ende që të ketë një takim Putin- Zelensky për zgjidhjen e situatës në Ukrainë. Të paktën kështu është shprehur kryenegociatori rus Vladimir Medinsky duke theksuar se qëndrimi i Rusisë për Krimenë dhe Donbas-in qëndron i pandryshuar.

Sipas tij, bisedimet e paqes nuk kanë qenë aq të frytshme deri më tani sa të jetë i mundur një takim mes liderëve.

Komentet e Medinsky duket se janë një përgënjeshtrim i raportimeve të mëparshme sipas të cilave Moska kishte rënë dakord “verbalisht” për propozimet kryesore të Ukrainës.

Një negociator ukrainas David Arakhamia u tha mediave të shtunën se Rusia “i ka dhënë një përgjigje zyrtare të gjitha qëndrimeve, që është se ata pranojnë qëndrimin (ukrainas), me përjashtim të çështjes së Krimesë (e cila u aneksua nga Rusia në 2014).

Në një postim në Telegram, Medinsky shkroi: “Draft-marrëveshja nuk është gati për t’u dorëzuar në një takim në nivel liderësh. E ripërsëris: qëndrimi i Rusisë për Krimenë dhe Donbasin mbetet i pandryshuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!