Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut martohet me një vajzë 50 vite më të re

schedule16:42 - 24 Maj, 2020

schedule 16:42 - 24 Maj, 2020

Sylejman Rexhepi, kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut është kurorëzuar në martesë me një vajzë 50 vite më të re se ai. Mediat shqiptare në Maqedoni shkruajnë se ai është martuar ditën e djeshme.

Kjo është martesa e dytë e Rexhepit, pasi bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë 4 vite më parë.

Mediat vendase gjithashtu shkruajnë se me 9 maj Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë, pa ndonjë arsyetim për shkakun e veprimit të tij./abcnews.al