“Strategjitë e suksesit”.
Mbi këtë temë kryemjekja e Spitalit Amerikan, Doktorja e Shkencave Lindita Shosha, mbajti një seminar informues në Universitetin “Western Balkans” në Tiranë.
“Te suksesi nuk ka ashensor, ka shkallë.”
Kirurgia ndau me studentët rrugëtimin dhe sfidat e saj drejt suksesit ndërsa theksoi se gjithçka nis me një edukim cilësor.
Universiteti “Western Balkans” në bashkëpunim me Spitalin Amerikan i ofrojnë studentëve mundësinë e kombinimit të mësimdhënies me praktikën profesionale.
“Është një nga universitetet ëndërr për këtë vend, është një universitet ku do ketë një cilësi maksimale të mësimdhënies.”
Universiteti “Western Balkans” do të vijojë me takime të tilla me qëllim që studentët të kuptojnë mundësitë që kanë për të ardhmen. /Abcnews.al/