Kryeministrja italiane divorcohet pas 10 vitesh martesë  

schedule09:12 - 20 Tetor, 2023

schedule 09:12 - 20 Tetor, 2023

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka njoftuar se do të divorcohet pas 10 vitesh martesë nga bashkëshorti i saj Andrea Giabruno. Ajo e bëri të ditur lajmin në një postim në Instagram duke theksuar se rrugët e tyre janë ndarë prej kohësh por kishte ardhur momenti ta bënin publike tani.

Në të njëjtën kohë ajo tha se do vazhdojë të mbajë një raport të mirë me ish bashkëshortin tashmë, mbi të gjitha për mirëqenien e vajzës së saj 7 vjeçare.

Kryeministrja e Italisë  megjithatë, falënderoi partnerin e saj për vitet e mrekullueshme së bashku dhe vështirësitë.

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë kohë që kanë marrë drejtime të ndryshme dhe tashmë ka ardhur koha ta pranojmë atë.

Unë do ta mbroj atë që ishim, do ta mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë,” tha ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Giorgia Meloni (@giorgiameloni)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!