Kryeministrja e Zelandës së Re shtyn dasmën për shkak të rritjes së rasteve me Omicron

schedule09:00 - 24 Janar, 2022

schedule 09:00 - 24 Janar, 2022

Omicron ka filluar të përhapet masivisht në Zelandën e Re, tha Jacinda Ardern, duke nënkuptuar që vendi do të vendosë masa më të ashpra për të mbajtur në kontroll pandeminë. Përhapja e Omicron e ka detyruar gjithashtu kryeministren të anulojë dasmën me Clarke Gayford, e cila do të mbahej në javët e ardhshme.

Ardern tha të dielën se vendi do të përpiqet të ngadalësojë përhapjen e Omicron, por pritet që Zelanda e Re të arrinte 1,000 raste në ditë në javët e ardhshme dhe mijëra në ditë pas kësaj.

“Martesa ime do të  shtyhet,” u tha Jacinda Ardern gazetarëve, duke shtuar se i vinte keq për çiftet e tjera që ishin gati të martoheshin dhe ishte prekur nga kufizimet e reja.

Zelanda e Re ka regjistruar 15,104 raste dhe 52 viktima që nga fillimi i pandemisë. Kufijtë e vendit janë mbyllur që nga marsi 2020, me qeverinë që shtyu planet për të hapur kufijtë deri në mes të janarit për shkak të Omicron.

Rreth 94% e qytetarëve mbi moshën 12 vjeç janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 dhe 56% kanë marrë një dozë përforcuese.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!