Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas jep dorëheqjen

schedule10:18 - 15 Korrik, 2024

schedule 10:18 - 15 Korrik, 2024

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i saj, duke i paraqitur dorëheqjen presidentit Alar Karis.  Sipas informacioneve, Kallas do të japë dorëheqjen edhe nga posti i kryetares të Partisë Reformuese.

Gjithsesi, Kallas do të vazhdojë të përmbushë detyrat deri në marrjen e detyrës nga koalicioni i ri.

Kallas dha dorëheqjen pasi është nominuar si Përfaqësuese e Lartë e Komisionit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

Qeveria e re mund të marrë detyrën në fund të korrikut ose në fillim të gushtit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!