“Lufta nuk fitohet vetëm me fjalë, ne duhet të respektojmë premtimet e bëra, veçanërisht në lidhje me municionet”. Këshktu deklaroi kryeministrja daneze Mette Frederiksen, e cila i kërkoi kongresit të PSE në Romë që të “vazhdojë të mbështesë Ukrainën” përballë luftës agresive të Rusisë.
“Rusia kërkon të destabilizojë botën tonë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën dhe vendet tona me dezinformata dhe me sulme hibride. Ne jo vetëm që duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, ne premtuam t’i ndihmojmë dhe duhet të rrisim mbështetjen tonë ushtarake, ne kemi nevojë për më shumë ndihmë nga vendet evropiane.
Ne duhet të kuptojmë se lufta e tyre për liri është lufta për lirinë e Evropës, ne e dimë se liria ka një çmim. Dhe pavarësisht se çfarë ndodh në Shtetet e Bashkuara, ne duhet të bëjmë pjesën tonë dhe të marrim përgjegjësitë tona, ne duhet të rrisim shpenzimet e mbrojtjes”, ka thënë ajo./abcnews.al

