Kryeministrja daneze i përgjigjet Trump: Groenlanda është groenlandezëve, jo në shitje

schedule15:47 - 7 Janar, 2025

schedule 15:47 - 7 Janar, 2025

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen i ka dërguar një mesazh të qartë presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump për Groenlandën.

“Groenlanda u përket groenlandezëve. Siç tha kryeministri i Groenlandës, Groenlanda nuk është në shitje”, tha Frederiksen për TV2, duke vënë në dukje se “SHBA është aleati ynë më i afërt”.

Më herët, mediat amerikane raportuan se Donald Trump Jr do të vizitojë Groenlandën, dy javë pasi babai i tij përsëriti dëshirën e tij që SHBA të merrte kontrollin e territorit autonom danez.

Donald Trump ringjalli polemika në dhjetor kur tha se “pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute” për sigurinë kombëtare të SHBA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!