Shtetasit australianë në Ukrainë duhet të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur pasi situata atje bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, tha sot kryeministri i Australisë, Scott Morrison.
“Këshilla jonë është e qartë, kjo është një situatë e vështirë; ju duhet të kërkoni një mënyrë për të lënë Ukrainën,” tha Morrison.
Paralajmërimi erdhi pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili ishte larguar nga Australia më herët, tha se Rusia mund të pushtonte Ukrainën në çdo kohë dhe se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera u kishin kërkuar qytetarëve të tyre të largoheshin nga vendi. g.v/abcnews.al