Kryeministri Tsipras pas votimit në Parlament: Një ditë historike

schedule15:42 - 25 Janar, 2019

schedule 15:42 - 25 Janar, 2019

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras me anë të një mesazhi në Facebook e cilësoi historic votimin që ratifikoi marrëveshjen e Prespës, duke shtuar se Maqedonia e Veriut është nëj vend mik dhe aleat. Homologu i tij maqedonas e uroi duke thënë se ky është një sukses i të dy popujve.

“Sot është një ditë historike. Greqia mbrojti një pjesë të rëndësishme  të historisë së saj, trashëgiminë e Greqisë së lashtë.

Me këtë fjali kryeministri grek Tsipras uroi nëpërmjet një statusi në profiling e tij ën Facebook, ratifikim e marrëveshjes së Prespës në parlamentin e vendit.

Kreu i ekzekutivit grek shtoi se sto u shkrua një faqe e re për Ballkanin; dhe se urrejtja e nacionalistëve e konfliktet ia lanë vendin miqësisë, paqes dhe bashkëpunimit.

Maqedonia e Veriut që lindi sot, do të jetë një vend mik. Aleat i Greqia në përpjekjet për sigurinë, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin në rajon

Nga ana e tij kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev uroi homologun grek për suksesin e arritur duke e konsideruar si një arritje të dy popujve

“Urime miku im Aleksis Tsipras, bashkë me popujt tanë shkruam historinë fitimtare. Qoftë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, qofshin të përhershme paqja dhe progresi në Ballkan dhe Evropë, shkruan Zaev./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!