Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson tha se provokimet kundër Kuranit janë kthyer në një problem serioz të sigurisë në vend dhe se qeveria e tij po punon për zgjidhjen e këtij problem.
Kristersson mbajti konferencë për media me ministrin e Drejtësisë, Gunnar Strömmer për cenueshmërinë që është shfaqur me djegien e Kuranit në Suedi javët e fundit dhe hapat që duhen marrë për të mbrojtur shoqërinë.
Duke deklaruar se imazhi i Suedisë ka ndryshuar në botën e jashtme pas provokimeve, Kristersson tha se “kjo situatë dhe gjërat e bëra kundër nesh për të parandaluar anëtarësimin tonë në NATO si dhe lufta Rusi-Ukrainë ndikojnë seriozisht në sigurinë tonë. Qeveria po punon për të parandaluar këto probleme serioze të sigurisë dhe ne mund të vëmë në veprim kontrollet e kufirit të brendshëm në këtë drejtim”.
Ministri i Drejtësisë, Strömmer tërhoqi vëmendjen për situatën e përkeqësuar të sigurisë në Suedi. Ai tha se kontrollet e kufirit të brendshëm mund të fillojnë të enjten. “Kontrollet e kufirit të brendshëm forcojnë punën e policisë dhe mund të jenë të dobishme në zbulimin e pasagjerëve që kërcënojnë sigurinë. Qëllimi është për të parandaluar kërcënimet ndaj sigurisë së brendshme”, tha ai.