Spanja do të mbështesë autoritetet e Ukrainës “në hetimin e krimeve të mundshme të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”, tha të hënën kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, sipas CNN.
Përveç kësaj, një qendër trajnimi për ushtarët ukrainas pritet të hapet së shpejti në qytetin spanjoll të Toledos deri në fund të nëntorit, shtoi Sanchez gjatë një fjalimi në sesionin e 68-të vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Madrid.
“Ne do të marrim pjesë në misionin e trajnimit të BE-së,” tha Sánchez.
BE krijoi zyrtarisht një “mision të ndihmës ushtarake” në mbështetje të Ukrainës më 17 tetor, “për të rritur aftësinë ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës për t’i lejuar ato të mbrojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, tha Këshilli i BE në një deklaratë javën e kaluar.
/abcnews.al