Kryeministri sllovak Robert Fico mori pjesë në seancën e qeverisë, për herë të parë që nga atentati në 15 maj, ku mbeti i plagosur. Sipas rendit të ditës, qeveria do të merret me përmbushjen e objektivave të planit të rimëkëmbjes ekonomike dhe tërheqjen e fondeve të BE-së.
Kryeministri Fico u plagos rëndë më 15 maj pas seancës së qeverisë të mbajtur në fshatin Handlova.
/abcnews.al