Kryeministri Rama viziton Monakon, me ftesë të Princit Albert i II

schedule14:38 - 10 Prill, 2019

schedule 14:38 - 10 Prill, 2019

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Principatën e Monakos, me ftesë të Princit Alberti II. Rama u prit në një ceremoni të veçantë zyrtare në Pallatin Mbretëror nga Princi Alberti II dhe kreu i qeverisë së Monakos Serzh Tel.​

Në takim, kryeministri Rama dhe princi Alberti II vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve në fusha si ajo e mjedisit, turizmit dhe marinës, ndërsa theksuan angazhimin e tyre për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim në të ardhmen.

Princi e dekoroi Kryeministrin me medaljen e Komandantit të Urdhrit të Shën-Karlit të Principatës së Monakos, deklarata më e lartë e kësaj Principate. Kryeministri i Shqipërisë u nderua me këtë urdhër për merita të veçanta në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe si një personalitet i kulturës. /abcnews.al