Kryeministri Rama sqaron në Facebook

schedule21:14 - 25 Tetor, 2017

schedule 21:14 - 25 Tetor, 2017

Kryeministri Rama zgjodhi të sqarojë deklaratën e tij përmes një statusi në rrjetin social Facebook. “Nuk kam fyer askënd, shkruan Rama, – thjesht kam dhënë opinionin tim, për ç’ka ata kanë bërë, gjatë gjithë këtyre ditëve duke e dizinformuar publikun, lidhur me qëndrimet e mia dhe të Partisë Socialiste!”. Duke sqaruar mes rreshtash këtë opinion, Rama nënvizoi se deklarata e tij i drejtohej të gjithë atyre që lirinë e pushtetit të medias janë mësuar ta përdorin si armë, për të “vrarë e prerë”, pa teklif e as karar. Ndërsa për ta mbyllur këtë opinion, Rama përcolli një mesazh për gazetarët. “Thashë në mexhelis se çfarë mendoj për punën që kanë bërë tërë këtë javë, në raport me qëndrimet e mia e të Partisë Socialiste. Le ta pyesin njëherë publikun se çfarë mendon për ta, se kushedi u del që unë them atë që shumica e popullit nuk ka mikrofon t’ua thotë”, mbyll mesazhin e tij në Facebook Kryeministri Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!