Kryeministri Rama për mbledhjen e Këshillit të Rregullores: “Deri këtu muhabet pazari, të presim me vullnet të plotë provat”

schedule16:17 - 20 Tetor, 2017

schedule 16:17 - 20 Tetor, 2017

Kreu i ekzekutivit, Edi Rama ka komentuar mbledhjen e këshillit të Rregullores, Mandatit dhe imunitetit, që po shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Renda për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

“Deri këtu muhabet pazari nga 72 orë çorbë në kazanet e krimit të politikës e medias – shkruan kryeministri Rama – Të presim me vullnet të plotë për drejtësi provat, – shkruan kryeministri.

Këtë koment Edi Rama e bëri sërish përmes rrjeteve sociale, të vetmet ku është shprehur lidhur me situatën që ka përfshirë ish-ministrin e tij të brendshëm.

Nuk vonoi edhe një reagim i liderit të opozitës Lulzim Basha i cili gjithashtu përmes rrjetit social Facebook, akuzoi kryeministrin Rama se ka futur në burg qytetarë për mos-pagesë dritash, për mure të shtuar pa leje, por në anën tjetër kërkon të mbajë të lirë bashkëpuntorin e tij dhe të krimit të organizuar të kapur në flagrancë para syve të botës. Ky është narkoshteti dhe kjo duhet të marrë fund– përfundon Lulzim Basha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!