Kryeministri Rama: Më shumë se kurrë turistë shqiptarë dhe të huaj në bregdetin e Shëngjinit

schedule09:24 - 18 Gusht, 2022

schedule 09:24 - 18 Gusht, 2022

Kryeministri Rama, mëngjesin e sotëm përmes një postimi në Facebook është shprehur se bregdeti i Shëngjinit këtë vit ka pasur më shumë se kurrë më parë turistë shqiptarë dhe të huaj,.

Kjo sipas kryeministrit, vjen si pasojë e modelit të konsoliduar të pastërtisë si dhe falë përkushtimit e këmbënguljes së kryetari të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

“Mirëmëngjes, dhe me bregdetin e Shëngjinit, një model i konsoliduar pastërtie falë përkushtimit e këmbënguljes së kryetarit të Bashkisë së Lezhës, ku këtë verë ka më shumë se kurrë më parë turistë shqiptarë e të huaj, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në Facebook.

/Abcnews.al/