Në një zhvillim sa të papritur aq edhe të jashtëzakonshëm duke pasur parasysh bombardimet me të cilat po përballet Kievi, krerët e shteteve të Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke ndodhen në kryeqytetin ukrainas.
Teksa postoi një fotografi në Twitter, ku të tre liderët ndodhen së bashku në një tavolinë, kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki tha se ata po e vizitonin Ukrainën me mesazhin se mund të mbështetet tek ndihma e miqve të saj. /GazetaExpress/