Kryeministri palestinez Mohamed Stageh u bëri thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian që të ndihmojnë civilët në Rripin e Gazës për të mbështetur civilët e bllokuar në luftën midis Izraelit dhe Hamasit palestinez.
“I bëj thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian që të ndihmojnë civilët në Rripin e Gazës, veçanërisht në veri, siç është bërë shumë herë në mbarë botën,” i tha Stageh kabinetit të Autoritetit Palestinez në Ramallah, në Bregn Perëndimor të pushtuar.
Ai bëri thirrje gjithashtu për shpërndarjen e më shumë ndihmave humanitare “duke hapur korridoret humanitare, të cilat nuk do të kufizohen në vendkalimin Rafah”.
/abcnews.al