Kryeministri Michal: Estonia do të mbështesë Ukrainën deri në fitore

schedule17:55 - 23 Korrik, 2024

schedule 17:55 - 23 Korrik, 2024

Qeveria e re e Estonisë do të mbështesë Ukrainën deri në fitoren në luftën me Rusinë, tha këtë të martë kryeministri i sapoemëruar, Kristen Michal.

Ai premtoi vazhdimësi për këtë çështje në përputhje me politikën e administratës së mëparshme.

Ne do të mbështesim Ukrainën deri në fitoren në këtë luftë. Ne jemi në të për një afat të gjatë dhe shpresoj se edhe aleatët tanë janë gjithashtu“, tha Michal në një intervistë për Reuters pas betimit.

Michal shtoi se mesazhi për armikun është se Estonia është e mbrojtur mirë dhe se do të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

Estonia, e cila ka një popullsi prej 1.4 milionë banorësh, mund të ndajë një miliard euro për prokurimin e municioneve sipas një plani që do të përfundojë deri në shtator.

Michal, i cili është anëtar i Partisë Reformuese që nga viti 1996, hyri në parlament në vitin 2004 dhe më pas drejtoi Ministrinë e Drejtësisë, Ekonomisë dhe më pas Ministrinë e Ekologjisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!