Kryeministri më jetëgjatë në Japoni, pas sëmundjes jep dorëheqjen Shinzo Abe

schedule08:19 - 28 Gusht, 2020

schedule 08:19 - 28 Gusht, 2020

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore, raportojnë mediat vendase.

Prej vitesh Abe ka vuajtur nga një sëmundje “kolit ulcerativ” por duket se gjendja e tij mendohet se është përkeqësuar kohët e fundit.

Media vendase njoftojnë se Abe, 65 vjeç, dëshironte të shmangte krijimin e problemeve për qeverinë e tij.

Në fillim të kësaj jave, ai u bë kryeministri i cili ka qëndruar më gjatë në detyrë.

Ai mori detyrën në vitin 2012 ndërsa në vitin 2007, ai dha dorëheqjen mandat i mëparshëm si kryeministër, përsëri për shkak të sëmundjes së tij.

Kolit ulcerativ është një sëmundje kronike e cila prek zorrët, ai ka jetuar me të, që kur ishte adoleshent./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!