Kryeministri malazez: Ligji për liritë fetare nuk ka qenë asnjëherë temë e legjislacionit zgjedhor

schedule14:30 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 14:30 - 17 Dhjetor, 2019

Kryeministri malazez Dushko Markoviç, duke komentuar ligjin për liritë fetare, theksoi se si në çdo vend demokratik, do të dihet se çfarë është kisha dhe çfarë është shteti, pavarësisht se kush do t’i shërbejë ritet në ato kisha.

Ai theksoi gjithashtu se Mali i Zi dhe Selia e Shenjtë dëshirojnë shkallën më të lartë të konsensusit mbi Aktin e Lirisë së Fesë, dhe se është punuar për të arritur një konsensus.

Kryeministri malazez tha se ka kundërshtime ndaj Malit të Zi nga Mitropolitia për arsye të njohura që janë joracionale.

Ai vuri në dukje se është punuar për katër vjet për atë ligj dhe tani është objekt i një konsultimi të gjerë.

Markoviç shtoi se ligji nuk nënkupton sekuestrimin e pasurisë së kishës ortodokse serbe në Malin e Zi, por, siç tha ai, ligji është bërë në standardet më të larta që rregullojnë këtë çështje.

“Si në çdo vend demokratik, njeriu do të dijë se çfarë është kisha dhe çfarë është shteti, pavarësisht se kush do të shërbejë ritet në ato kisha”, theksoi Markoviç, duke thënë se Mali i Zi nuk do të largojë klerin nga Kisha Ortodokse Serbe.

“Është një manipulim i thjeshtë që kërkon të ndalojë demokratizimin e Malit të Zi“, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!