Kryeministri libanez: Kemi marrë garanci nga Uashingtoni se Izraeli do të reduktojë sulmet në Bejrut

schedule15:18 - 15 Tetor, 2024

schedule 15:18 - 15 Tetor, 2024

Kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati deklaroi se vendi i tij kishte marrë garanci nga SHBA se Izraeli do të de-përshkallëzonte sulmet nw Bejruti dhe periferitë e tij jugore, duke përfshirë Dahiya.

Mikati shtoi se qeveria e tij ka vendosur t’i paraqesë një kërkesë Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim. Sipas tij, në Liban duan armëpushim, zbatimin e rezolutës 1701 të OKB-së dhe zgjedhjen e presidentit.

Në të njëjtën kohë, Naim Qassem , zëvendës sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, theksoi se organizatës i është kërkuar të ndalojë luftimet, por ata nuk janë gati të ndajnë Libanin nga lufta në Gaza.

“Izraeli po kryen krime dhe kjo kërkon që ne të mbajmë një qëndrim ,” tha Kassem, duke shtuar se “ne do të ndalojmë luftimet vetëm nëse do të ketë një armëpushim në Gaza./abcnews.al