Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëdnrimit të tij në Mynih në Konferencës së Sigurisë është takuar me djalin e filantropit George Soros, Alex Soros’in.
Takimi është konfirmuar nga vetë djali i George Soros, Alex Soros’in përmes një postimi në rrjetin social Tëitter.
‘Takim i shkëlqyer me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin”, shkruan Soros kahas fotos.
George Soros është i akuzuar nga qeveria aktuale e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por jo vetëm, edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta apo zëra nga opozita e kanë sulmuar për ndikim në Shqipëri dhe në qeverinë e kryeministrit Rama./abcnews.al