Kryeministri kroat: Putini do arrestohej nëse do vinte në Kroaci

schedule19:18 - 24 Mars, 2023

schedule 19:18 - 24 Mars, 2023

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç deklaroi sot në Bruksel se presidenti rus Vladimir Putin, për të cilin Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar një urdhër arresti, do të arrestohej nëse ai do të vinte në Kroaci në bazë të procedurës së parashikuar me ligj.

Plenkoviç kujtoi se Kroacia ka aderuar në statutin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, si dhe se është miratuar ligji për bashkëpunim me atë gjykatë.

“Ai ligj parashikon të gjitha procedurat në rast se ekziston një urdhër për arrestimin e një personi dhe me sa di unë, imuniteti nuk zbatohet,” tha Plenkoviç në përgjigje të pyetjes së një gazetari se si do të vepronte Zagrebi në këtë rast se Putini shkel në Kroaci./abcnews.al