Kryeministri kanadez: Mbështesim përdorimin e armëve me rreze të gjatë nga ana e Ukrainës

schedule20:11 - 13 Shtator, 2024

schedule 20:11 - 13 Shtator, 2024

Kanadaja mbështet plotësisht Ukrainën në përdorimin e armëve me rreze të gjatë për të “parandaluar dhe penguar Rusinë për të shkatërruar infrastrukturën civile të Ukrainës”.

Këto deklarata janë bërë nga kryeministri Justin Trudeau.

Trudeau u tha në një intervistë për gazetarët se presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të destabilizojë të drejtën ndërkombëtare të bazuar në rregulla duke shtuar: “Kjo është arsyeja pse Kanadaja dhe vendet e tjera janë të bindura se Ukraina duhet të fitojë këtë luftë kundër Rusisë”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!