Kryeministri japonez vizitë dyditore në Korenë e Jugut

schedule11:47 - 6 Shtator, 2024

schedule 11:47 - 6 Shtator, 2024

Kryeministri japonez Fumio Kishida ka nisur sot një vizitë dy-ditore në Korenë e Jugut, ku do të takohet me presidentin Yun Suk Yeol për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, më pak se një muaj para përfundimit të mandatit të tij.

Udhëtimi u organizua pasi Kishida shprehu shpresën për t’u takuar me presidentin konservator të Koresë së Jugut Yun Suk-yeol përpara përfundimit të mandatit të tij tre-vjeçar.

Gjithashtu liderët do të diskutojnë për arritjet e tyre në marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin e mëtejshëm gjatë takimit të sotëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!