Shinzo Abe, nga sot është kryeministri japonez më jetëgjatë në historinë e vendit, duke thyer rekordin e 2.887 ditëve në pushtet të Taro Katsura. Rekord që mbahej prej më shumë se një shekulli. Rekordi i ri është fryt i bashkimit të mandatit të parë të shkurtër 2006 – 2007, dhe periudha e metejshme në qeveri. Kryeministri 65-vjeçar u rikthye në pushtet në krye të partisë Liberal Demokrate në vitin 2012 me objektivin për të përforcuar kapacitetin mbrojtës të vendit nëpërmjet reformës së kushtetutës paqësore.
Me modifikimin e artikullit 9 të statutit, Abe ka ndërmend të pranojë rolin e Forcave të Vetëmbrojtjes, në atë që sot është një ushtri e mirëfilltë. Për të arritur një gjë të tillë, Abe ka nevojë për dy të tretat e votave në të dy degët e parlamentit të vendit, si dhe për mazhorancën e vullnetit popullor në referendumin e ratifikimit./abcnews.al