Kryeministri japonez dënon sulmin ndaj paraardhësit të tij: Akt barbar, lutem që Abe të mbijetojë

schedule08:49 - 8 Korrik, 2022

schedule 08:49 - 8 Korrik, 2022

Kryeministri japonez Fumio Kishida ka reaguar pas sulmit ndaj ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Kishida ka bërë me dije se Abe është dërguar në spital dhe është në gjendje shumë të rëndë.

Ai tha se po lutet nga zemra që Abe t’i mbijetojë sulmit dhe dënoi në temrat më të fortë sulmin.

Kryeministri shtoi se të gjithë ministrat e qeverisë janë urdhëruar të kthehen në Tokio, por tha se nuk ishte marrë asnjë vendim për ndryshimin e orarit të zgjedhjeve.

Kryeministri japonez Fumio Kishida  u shpreh se sulmi ndaj paraardhësit dhe mentorit të tij Shinzo Abe është absolutisht e pafalshme.

“Aktualisht mjekët po bëjnë gjithçka që munden. Në këtë moment, shpresoj dhe lutem që ish-kryeministri Abe t’i mbijetojë kësaj”, tha ai para gazetarëve.

Kryeministri i dënoi të shtënat si një akt barbar dhe keqdashës që nuk mund të tolerohet”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi”, shtoi ai.

Kishida theksoi se ndërsa motivet e vrasësit mbeten të panjohura, nuk mund të anashkalohet lidhja me fushatën elektorale në vazhdim.

“Zgjedhjet po mbahen. Ky është vetë themeli i demokracisë dhe një incident i tillë ka ndodhur”, tha ai.

“Është barbare dhe dashakeqe dhe nuk mund të tolerohet. Ne do të bëjmë gjithçka mundemi dhe do të doja të përdorja fjalët më ekstreme në dispozicion për të dënuar këtë akt”, u shpreh Kishida. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!