Kryeministri japonez: Covid-19 të trajtohet si gripi sezonal!

schedule10:04 - 20 Janar, 2023

schedule 10:04 - 20 Janar, 2023

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ka bërë të ditura planet për të ndryshuar statusin ligjor për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, duke e trajtuar njësoj me gripin sezonal.

Një hap i tillë do të bëjë të mundur lehtësimin e masave teksa Japonia tenton t’i kthehet jetës normale. Në mesin e masave që aktualisht zbatohet në Japoni është vendosja e maskës.

Kishida ka thënë se ka udhëzuar ekspertët dhe zyrtarët qeveritarë që të diskutojnë detajet për ndryshimin e statusit për COVID-19. Ky ndryshim do të shfuqizonte masën e karantinimit.

Japonia po përballet me shifra rekorde të infektimit dhe vdekjeve, në atë që konsiderohet vala e tetë që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Ministrisë japoneze të Shëndetësisë, shifrat ditore të vdekjeve kanë arritur në deri 503 në fundjavën e kaluar.

Ekspertët besojnë se kjo rritje mund të lidhet me përkeqësim të sëmundjeve kronike te pacientët e moshuar. Në Japoni, COVD-19 kategorizohet si sëmundje e shkallës së dytë, bashkë me SARS-in dhe tuberkulozin.

Pacientët me këto sëmundje duhet të izolohen dhe shpërthimi i këtyre sëmundjeve u mundëson qeverive lokale që të shpallin masa emergjente.

Kategorizimi i COVID-19 në shkallën e pestë nënkupton edhe heqjen e masave. Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!