Kryeministri izraelit do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe në dhjetor

schedule09:20 - 17 Nëntor, 2020

schedule 09:20 - 17 Nëntor, 2020

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu planifikon të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në dhjetor për vizitën e tij të parë zyrtare, sipas mediave izraelite.

Vizita e ardhshme është ftesë zyrtare e Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ka njoftuar e përditshmja izraelite “Yedioth Ahronoth”.

Werbsite hebraik “Walla” muajin e kaluar citoi se disa zyrtarë izraelitë kishin pohuar se Netanyahu nuk ka lejuar udhëtimin e ministrave të kabinetit të tij në EBA para ai të vizionte vendin i pari.

Gjithashtu një numër ministrash kontaktuan zyrën e Netanyahut dhe i treguan për interesin e tyre për të vizituar EBA-në për të zhvilluar takime me homologët e tyre dhe për të rritur bashkëpunimin midis dy vendeve.

Midis ministrave që donin të udhëtonin në EBA ishte ministrja e Transportit, Miri Regev.

Megjithatë, Netanyahu hodhi poshtë kërkesat e ministrave të tij pasi kërkonte të ishte politikani i parë izraelit që viziton EBA-në pas nënshkrimit të marrëveshjes së normalizimit.

Më 12 tetor, Netanyahu në një bisedë telefonike me Mohammed bin Zayed, ranë dakort për vizita në të dy vendet. Më 15 shtator, EBA dhe Bahreini nënshkruan marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, veprim ky që ngjalli zemërim në Palestinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!