Kryeministri italian kërkon armëpushim në Ukrainë

schedule10:49 - 19 Maj, 2022

schedule 10:49 - 19 Maj, 2022

Kryeministri italian Mario Draghi ka bërë thirrje për një armëpushim urgjent në Ukrainë në mënyrë që negociatat serioze të mund të fillojnë për t’i dhënë fund luftës, raporton Reuters.

Ai i tha Senatit, se një armëpushim “duhet të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Komentet e Draghit erdhën pasi ai hapi një debat mbi rolin e Italisë në mbështetjen e Ukrainës, e cila po krijon tensione në rritje në shumicën qeverisëse të kryeministrit.

Kryeministri italian tha gjithashtu se është e rëndësishme të ruhet presioni mbi Rusinë përmes sanksioneve ekonomike. “Sepse ne duhet ta sjellim Moskën në tryezën e negociatave”, theksoi si, sipas Reuters. /abcnews.al