Kryeministri i Spanjës përshëndet Kongresin e PS-së: Shqipëria, shembull progresi në rritjen ekonomike e drejtësinë sociale

schedule12:11 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 12:11 - 8 Dhjetor, 2023

Kryeministri i Spanjës, njëkohësisht presidenti i Internacionales Socialiste, Pedro Sánchez, përshëndeti Kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Në videomesazh Sánchez theksoi se “vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një shembull progresi në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe me të drejtat dhe lirinë e të gjithë qytetarëve”.

“Në këtë rrugë drejt prosperitetit kontributi i PS-së ka qenë vendimtar nën drejtimin e mikut tim Edi Rama, nënkryetar i Internacionales Socialiste. Në emër të gjithë familjes së Internacionales Socialiste dhe në emrin tim dua t’ju jap të gjithë mbështetjen tonë për të vazhduar promovimin e agjendës transformuese për Shqipërinë”, theksoi Sánchez .

Kryeministri Sánchez u shpreh se “jam i sigurt se ky kongres do t’i shërbejë këtij propozimi dhe ju do të përfitoni prej tij, për t’i dhënë një shtysë të re projektit tuaj që është gjithashtu edhe i yni. Të njëjtën projekt të drejtësisë dhe progresit social që ndajmë ne socialistët nga të gjitha anët e botës, të njëjtin për të cilin luftojmë çdo ditë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!