Grupi Wagner do të bëhet një kërcënim edhe më i madh nën kontrollin e Vladimir Putin, tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki.
“Grupi Wagner do të jetë nën udhëheqjen e Putinit. Dhe lind pyetja – a do të jetë kërcënimi më i madh apo më i vogël?
“Për mua, kjo është një pyetje retorike,” tha ai në një konferencë shtypi.
Grupi ushtarak privat kishte qenë nën kontrollin e Yevgeny Prigozhin, i cili mendohet të jetë vrarë në një aksident avioni dje.
Trupat e Wagner u zhvendosen në Bjellorusi pas një rebelimi të udhëhequr nga Prigozhin. Prania e tyre në Bjellorusi konsiderohej një kërcënim potencial për Poloninë fqinje.