Kryeministri i Polonisë: Ja kur do të përfundojë lufta në Ukrainë

schedule18:15 - 10 Nëntor, 2024

schedule 18:15 - 10 Nëntor, 2024

Data e përfundimit të konfliktit në Ukrainë mund të përcaktohet shumë shpejt pasi Donald Trump të marrë detyrën si president i SHBA-së, tha kryeministri polak Donald Tusk në një konferencë për shtyp.

“Shumë shpejt, kur Donald Trump të marrë detyrën, ne mund të presim një propozim për një armëpushim të mundshëm,” sugjeroi ai.

Gjatë fushatës së tij elektorale, Trump ka deklaruar vazhdimisht se, nëse fiton zgjedhjet, do t’i japë fund konfliktit në Ukrainë brenda një dite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!