Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, është futur në karantinë, pasi së fundmi ka pasur kontakt me një person që është konfirmuar pozitivë me koronavirus.
Morawiecki përmes një video-mesazhi të postuar në mediat sociale të martën, ka thënë se ka pasur kontakt me personin e infektuar të premten.
Ndër të tjera ai ka theksuar se qeveria vazhdon të funksionojë normalisht dhe mbledhja e ardhshme e saj do të mbahet përmes video-konferencës.
Ai po ashtu u bëri thirrje qytetarëve polakë që t’i respektojnë masat për luftimin e koronavirusit, duke i dezinfektuar duart, duke mbajtur distancën sociale dhe duke veshur maska.
Ndërkohë zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Mueller, tha përmes një deklarate se kryeministri Morawiecki nuk është diagnostikuar me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, dhe se nuk ka simptoma të saj.
Karantina e detyrueshme në Poloni zgjat 10 ditë për ata që nuk shfaqin simptoma të sëmundjes COVID-19.e.su./abcnews.al