Kryeministri i Maqedonisë fushatë në Shqipëri: Në 25 Prill votoni mikun tim Edi Rama

schedule17:00 - 16 Prill, 2021

schedule 17:00 - 16 Prill, 2021

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u ka bërë thirrje të gjithë maqedonasve në Shqipëri, që në zgjedhjet e 25 Prillit të votojnë për Partinë Socialiste të drejtuar nga Edi Rama dhe kandidatin maqedonas Vasil Sterjovski.

“Në lisën e PS, mikut tim të dashur Edi Rama është edhe Vasil Sterjovski, një maqedonas dhe prej dy vitesh është pjesë e Parlamentit në Shqipëri. Dita kur Sterjovski u bë deputeti i parë maqedonas në Parlamentin shqiptar ishte historike.

 

25 prilli është gjithashtu një ditë e rëndësishme, dita kur ju do të votoni si maqedonas në Republikën e Shqipërisë që Vasili të vazhdojë misionin e tij për të përfaqësuar maqedonasit në Parlamentin e Shqipërisë.

Ju bëj thirrje të gjithëve që në 25 prill të votoni numrin 12, të mbështesni Vasil Sterjovskin dhe Partinë Socialiste”, shprehet Zaev në një video-mesazh të postuar në rrjetet sociale nga Vasil Sterjovski, i cili prej dy vitesh është deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Mbështetja për fushatën në Shqipëri nuk është rastësi, pasi Zoran Zaev është drejtues i LSDM-së në Maqedoni, e cila është pjesë e Partisë Socialiste Evropiane, ku bën pjesë edhe PS-ja e drejtuar nga Edi Rama./ db/ Abcnews.al