Kryeministri i Libisë i bën thirrje ndërkombëtarëve për mbrojtje

schedule07:07 - 20 Janar, 2020

schedule 07:07 - 20 Janar, 2020

Kryeministri i Libisë, Fayez al-Sarraj, u bëri thirrje trupave ndërkombëtare të mbrojnë civilët në zonat e kontrolluara nga qeveria nëse kryekomandanti i forcave jolegjitime në lindje të vendit, Khalifa Haftar, vazhdon ofensivën e tij ushtarake.

Në një intervistë për të përjavshmen gjermane “Welt am Sonntag” përpara konferencës së paqes në Berlin për Libinë, al-Sarraj kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të marrë më shumë përgjegjësi për t’i dhënë fund dhunës.

“Nëse Khalifa Haftar nuk do të ndalojë ofensivën e tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë një qëndrim më aktiv, gjithashtu duke dërguar trupa ndërkombëtare për të mbrojtur popullsinë civile libiane”, tha ai.

Al-Sarraj nënvizoi se një forcë e tillë ndërkombëtare mbrojtëse duhet të vendoset nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Atëherë, ekspertët duhet të diskutojnë se kush duhet të marrë pjesë në këto forca, si BE, Unioni Afrikan apo Liga Arabe”, shtoi ai.

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Libisë në Tripoli ka qenë nën ofensivë nga Khalifa Haftar që nga prilli i vitit të kaluar, kurse në luftimet gjatë nëntë muajve të fundit vranë më shumë se 1.000 njerëz.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!