Kryeministri i Libanit përfshihet në skandal, e dashura rrëfen dhuratat e shtrenjta

schedule11:30 - 2 Tetor, 2019

schedule 11:30 - 2 Tetor, 2019

Kryeministri i Libanit Sad Hariri është përfshirë në një skandal pasi e dashura e tij, një modele nga Afrika e Jugut, pranoi publikisht marrëdhënien jashtëmartesore me të si dhe faktin që i ka bërë 16 milionë dollarë dhurata.

Është një revoltë sociale ajo që po ndodh në Liban, por këtë herë nuk ka të bëjë me “pranverën arabe”. Në objektiv është kryeministri Saad Hariri i cili ka propozuar shumë masa të ashpra për shkak të krizës ekonomike që ka përfshirë vendin. Por ai, një burrë i martuar me tre fëmijë, është në një situatë të vështirë për shkak të së dashurës së tij nga afrika e jugut. Modelja u detyrua nga tatimet që të bënte publike marrëdhënien jashtë martesore, për të arsyetuar stilin e jetës që bënte

Skandali u publikua nga Nju Jork Tajms, që saktëson se Tatimet në Afrikën e Jugut nisën hetimet për stilin e jetesë së Candice van der Merëe, një modele e cila nga 5 mijë dollarë në vit të ardhura që deklaronte një vit më parë, tashmë ka një vilë luksoze në një nga zonat më të pasura të vendit

Sipas agjentëve fiskalë, ajo kishte pasur dhe më parë problem me taksat, kur kishte mbuluar disa fonde të babait të saj, një ndërtues i njohur në vend. Modelja atëherë rrëfeu se cdo gjë ishte dhuratë e të dashurit të saj, dhe tashmë ka hedhur në gjyq shtetin duke i kërkuar 65 milion dollarë dëmshpërblim, pasi hetimet i shkaktuan ndarjen nga i dashuri dhe humbje financiare si pasojë.

Por në kohën e marrëdhënies Hariri nuk kishte një post politik dhe për këtë arsy nuk ka shkelur asnjë ligj, por kjo nuk do të thotë që historia ka kaluar pa pasoja në familje dhe në politikë. Sipas mediave gjatë marrëdhënies ai i ka dhënë të dashurës rreth 16 milion dollar në dhurata luksoze dhe cash. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!