Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, së bashku me ministrin e Jashtëm, Gordan Grliq Radman dhe ministrin i Brendshëm, Davor Bozinoviq, kanë shkuar për të vizituar të lënduarit në spitalin që gjendet në qytetin Slavonski Brod.
Atje, atyre u bashkua edhe Ministri i Shëndetësisë, Vilija Beros, i cili ka qenë në Slavonski Brod që nga mëngjesi për shkak të aksidentit të rëndë, ku kanë vdekur 10 shtetas kosovarë.
Për në Kroaci është nisur për të shkuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefi kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela, shkruan index.hr.
LEXO EDHE:Si ndodhi tragjedia, policia kroate përshkruan me detaje lëvizjen fatale të autobusit
Autobusi me targa të Kosovës ka dalë nga rruga rreth orës 6 të mëngjesit dhe për pasojë 10 pasagjerë kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 40 persona janë transportuar në spital. Mësohet se autobusi i aksidentuar ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë.
Shefi i Policisë Rrugore, Franjo Galic i cili ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes deklaroi se ky është një aksident shumë i rëndë automobilistik, “Një nga më të vështirët me të cilët jam përballuar”, ka thënë ai.
/abcnews.al/

