Kryeministri i Kosovës, votoi në Shqipëri, Von Cramon: S’mund ta kuptoj, e papranueshme

schedule14:49 - 25 Prill, 2021

schedule 14:49 - 25 Prill, 2021

Raportueja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti votoi në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri.

Cramon përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se votimin e Kurtit e ka konsideruar të papranueshëm.

Në reagimin e saj ajo ka thënë se nuk e kupton këtë veprim të kryeministrit të Kosovës, teksa ka kujtuar se në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia dhe Aleksandar Vuçiç.

“Nuk mund ta kuptoj se çfarë është e gjithë kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vetë Presidenti Aleksandar Vuçiç, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”, u shpreh ajo.

Ndërkohë kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që kanë pasaportë shqiptare që të marrin pjesë në zgjedhje. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!