Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ditën e sotme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Në këtë vizitë, Hoti do të zhvillojë takim me kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi si edhe me drejtues të partive politike.
Në këtë takim pritet të diskutohet për mërrëdhëniet mes dy vendeve si edhe për gjendjen e pandemisë .
Qeveria e Kosovës, njoftoi se vizita e Hotit zhvillohet me ftesë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
“Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe nënsekretarit amerikan të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach”, bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga zyra e Hotit.
/abcnews.al/