Kryeministri I Kosovës jep garanci për liberalizimin e vizave

schedule14:11 - 4 Nëntor, 2017

schedule 14:11 - 4 Nëntor, 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh optimist për liberalizimin e vizave. Për demarkacionin me Malin e Zi, kreu I qeverisë tha se kjo çështje mund të përfundojë në arbitrazh.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj beson se deri në fund të këtij viti do të ketë lajme të mira sa i përket liberalizimit të vizave. Kreu i ekzekutivit thotë se Kosova po avancon në këtë drejtim, ndërsa nënvizoi se pa përmbushjen e kritereve nuk do të mund të ndodh një gjë e tillë. Duke folur gjatë një një vizite në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë Haradinaj u shpreh.

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës: “E vërtetë është që pa përmbushje të kritereve nuk pritet liberalizimi, por po ashtu është e vërtetë që Kosova po avancon, pikërisht në këto kritere. Ne e kemi takimin raportues, të Këshillit të MSA-së me 17 nëntor do të jem edhe vet me delegacionin e Kosovës, sepse jemi nikoqir të takimit…Mbaj shpresë shumë se deri në fund të vitit do të kemi lajme sa i përket liberalizimit të vizave”.

Duke qenë se demarkacioni mes Kosovës e Malit të Zi, është kriter për liberalizimin e vizave, kryeministri Haradinaj tha se kjo çështje mund të përfundojë në arbitrazh. Ai tha se kjo temë po lëvizë në drejtim të zgjidhjes së saj, ndërsa ritheksoi se versioni aktual nuk i ka votat në Kuvend./ABC NEWS