Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri i Katarit premton 100 milionë dollarë për Ukrainën

schedule17:01 - 28 Korrik, 2023

schedule 17:01 - 28 Korrik, 2023

Kryeministri i Katarit dhe ministri i Punëve të Jashtme Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani premtoi se vendi i tij do të dhuronte 100 milionë dollarë për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës, gjatë një vizite në Kiev.

Gjatë vizitës së tij, Al Thani u takua me homologun e tij ukrainas, kryeministrin Denys Shmyhal, i cili falënderoi Katarin për mbështetjen, shkruan CNN.

“Ne e vlerësojmë që ju po vizitoni Kievin në këto ditë kur Rusia vazhdon të zhvillojë një luftë neo-koloniale kundër Ukrainës. Vizita juaj në një kohë kaq të vështirë për popullin ukrainas është një sinjal dhe dëshmi e rëndësishme e solidaritetit dhe mbështetjes së vendit tuaj për Ukrainën”, tha Shmyhal.

Paratë e dhuruara nga Katari do të përdoren në përpjekjet e rindërtimit të Ukrainës, veçanërisht “për të rivendosur kujdesin shëndetësor, arsimin, çminimin humanitar dhe projekte të tjera të rëndësishme sociale dhe humanitare”, sipas qeverisë ukrainase./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!