Kryeministri i Izraelit u drejtohet sot qytetarëve të Kosovës me një mesazh

schedule08:43 - 15 Shtator, 2020

schedule 08:43 - 15 Shtator, 2020

Gati dy javë pas takimit dhe marrëveshjes së Uashingtonit, në të cilën u përfshi edhe njohja mes Kosovës e Izraelit, kryeministri Benjamin Netanyahu, do t’i drejtohet popullit të Kosovës me anë të një video-mesazhi.

Organizimi do të mbahet sot me rastin e “Rosh Hashanah”, festë e njohur si “Viti i ri hebraik”.

Video-mesazhi i Netanyahut, për popullin e Kosovës dhe komunitetin hebraik në Kosovë, do të shfaqet në një ceremoni festive të Vitit të Ri Hebraik organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë.

Sipas agjendës së përcaktuar nga organizatorët, të siguruar nga Klan Kosova, përveç video-mesazhit të Netanyahut, gjatë ceremonisë mund të ketë edhe një lidhje direkte me shefin e qeverisë izraelite.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!