Kryeministri irakian, Mohammed Shia’ Al Sudani po planifikon të vizitojë Moskën në javët e ardhshme.
Njoftimin e dha të shtunën Ministria e Jashtme e Irakut, shkruan Tass.
Sipas agjencisë diplomatike irakiane, ministri i Jashtëm irakian Fuad Hussein tha në një takim me kryediplomatin rus Sergej Lavrov në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të premten se “pala irakiane po punon për të përfunduar aranzhimet e nevojshme për një vizitë të kryeministrit.
Mohammed Shia’ Al Sudani pritet të jetë në kryeqytetin rus, Moskë në javët e ardhshme./abcnews.al