Kryeministri indian Narendra Modi do të vizitojë Rusinë sot dhe nesër, ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.
Kjo do të jetë vizita e parë e Modit në Rusi në pothuajse pesë vjet, dhe pas Moskës, Modi do të vizitojë Austrinë.
Para se të largohej nga Nju Delhi, Modi tha se partneriteti strategjik “i veçantë dhe i privilegjuar” midis Indisë dhe Rusisë ka përparuar gjatë 10 viteve të fundit, duke përfshirë fushat e energjisë, sigurisë, tregtisë, investimeve, shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe turizmit.
/abcnews.al