Kryeministri i Holandës mbërrin nesër në Tiranë, zbardhet agjenda

schedule16:43 - 9 Nëntor, 2021

schedule 16:43 - 9 Nëntor, 2021

Kryeministri i Holandës Mark Rutte do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme.

Në Tiranë Rutte do të takohet me kryeministrin Edi Rama në kuadër të një turi vizitash që Rutte do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor.

Kjo vizitë do të ketë në fokus integrimin i Shqipërisë. Pas takimit me Ramën, Rutte dhe kryeministri shqiptar do të flasin në një konferencë për mediat.

Edhe më herët Edi Rama ka paralajmëruar vizitën e Mark Ruttes në Tiranë.

Kujtojmë se për herë të parë në Qershor 2021 Holanda vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE, si dhe përparimin me reformat.

Lidhur me këtë vizitë edhe kryeministri Edi Rama disa javë më parë bërë një reagim duke njoftuar datën e takimit.

Agjenda:

“Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, njoftonte Edi Rama në 24 shtator 2021.

Së fundmi është zbardhur edhe agjenda e Rutte në Tiranë:

Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës Mark Rutte në Shqipëri

11.20  – Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Deshmoret e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë) (Sinjalin me frekuenca satelitore, Facebook dhe YouTube)

11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte (Plane Video + FOTO me wetransfere)

11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri (Plane Video + FOTO me wetransfere)

12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte (vendi: Salla kryesore COD) (Sinjalin me frekuenca satelitore, Facebook dhe YouTube)

14.00 – Vizitë në ambjentet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie (Sinjalin në Facebook dhe YouTube)

/abcnews.al/